Loading…

Veseli në Drenas propozon Lladrovcin për kryetar, nxitë pakënaqësi dhe protesta (Foto)

  • 08/11/2016 | 17:16

Veseli në Drenas propozon Lladrovcin për kryetar, nxitë pakënaqësi dhe protesta (Foto)

Propozimi që ka sjellë kryesia e degës së Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar Drenasit ka ngjallur pakënaqësi të mëdha në degën e PDK-së në këtë qytet.

Lajmi.net mëson se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli momentalisht  gjendet në këtë qytet ku si propozim të kryesisë për kandidat për kryetar të Drenasit ka dërguar emrin e Ramiz LLadrovcit, i cili aktualisht është ambasador i Kosovës në Shqipëri.

Ky propozim nuk është mirëpritur mirë nga një pjesë e anëtarësisë se degës së PDK-së dhe disa qytetarë të cilët po protestojnë kundër këtij  propozimi.

Kundër kandidimit të Lladrovcit për kryetar të Drenasit është shprehur edhe Naim Bazaj i cili është kryesues i Kuvendit Komunal në këtë komunë.

Ai për lajmi.net ka thënë se Veseli ka nxjerr nga zarfi emrin e LLadrovcit të cilin ai dhe shumë anëtarë të degës e kanë kundërshtuar.

“Erdhe Kadri Veseli  e sjelli  zarfin nga Prishtina se kush ka me qenë kryetar dhe e propozoj Razmiz Lladrovcin. Në shenjë pakënaqësie si shumë anëtarë të kryesisë u deklarova se unë nuk e mbështes këtë propozim”.

“Zarfin që e sjell i thash se vetëm në kohën Rnakobviqit e kanë pru se kush me qenë udhëheqës i një komune, e ti nuk është dashur me ardhur  me na përça se të gjithë populli jon kundër”,ka thënë Bazaj për lajmi.net, i cili më herët kishte shprehur publikisht se dëshiron që të kandidoj për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së.

fre

Ai ka thënë se edhe deputeti Bislim Zogaj i cili ishte përfolur si njëri nga kandidatët e  mundshëm ka qenë kundër këtij propozimi.

Bazaj ka thënë se ai do të kandidojë si I pavarur, pro që nuk do të jap dorëheqje nga PDK.

Ai ka thënë se për fajin e këyte njerëzve që sot po dëshirojnë të kandidojnë mbi 200 veta janë dënuar me burg për manipulim të votive.

Zgjedhjet e jashtëzakonshëm ne Drenas do të mbahen me 4 dhjetor./ lajmi.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë