Kryetari i Kuvendit, dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka kundërshtuar idenë e disa deputetëve për rritje të pagave.
Ai përmes një reagimi në Facebook, i cili në brendi vërehet të ketë frymë fushate, pasi prek drejtpërdrejt në xhepin e qytetarëve, ka thënë se politikanët mund të mendojnë për rrogat e tyre, vetëm atëherë kur të ja rrisin standardin dhe rrogat popullit, shkruan gazetametro.net.
“Sapo dëgjova për planet e disa deputetëve për rritje të rrogave të tyre. Jam kategorikisht kundër rritjes së rrogave të politikanëve. Kur popullit t’ja rrisim rrogat dhe standardin e jetës, atëherë politikanët le të mendojnë për rrogat e veta”, ka shkruar Veseli. /gazetametro.net