Loading…
Veseli në Pejë me shumë të rinj që i janë bashkuar PDK-së
  • 25/08/2019 | 19:50

Veseli në Pejë me shumë të rinj që i janë bashkuar PDK-së

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli është takuar në Pejë me dhjetëra vajza e djem i që i janë bashkuar PDK-së në kauzën e Veselit kundër korrupsionit dhe krijimin e shanseve të barabarta për të gjithë qytetarët pa dallim.


Kreu i PDK-së, Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se anembanë Kosovës, janë të shumta gratë, të rejat dhe të rinjtë, që i janë bashkuar me besimin se vetëm PDK ofron mundësi të shumta dhe ka vizionin më të mirë për të ardhmen e Kosovës.

“Edhe në Pejë, sikurse anembanë Kosovës, janë të shumta gratë, të rejat dhe të rinjtë, që na janë bashkuar me besimin se vetëm partia jonë ofron mundësi të shumta dhe ka vizionin më të mirë për të ardhmen e Kosovës. Janë të bindur se duke luftuar korrupsionin dhe nepotizmin, ne do t’i çlirojmë energjitë zhvillimore të vendit tonë dhe do i japim fund emigrimit të të rinjve. Grave dhe të rinjve, këtyre dy kategorive të rëndësishme të shoqërisë, u garantoj më shumë zë dhe më shumë rol në të ardhmen!”, ka shkruar Veseli./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë