Loading…

Veseli në vizitë te ​familja Zhitia: Kjo familje është simbol dhe frymëzim për breza të tërë

  • 04/07/2020 | 22:22

Veseli në vizitë te ​familja Zhitia: Kjo familje është simbol dhe frymëzim për breza të tërë

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me bashkëshorten e tij, Violetën kanë vizituar për ngushëllime familjen e heroit të kombit, Afrim Zhitia, të cilit ditë më parë i vdiq edhe babai, transmeton Gazeta Metro.


Veseli ka thënë se nëna Qamile, ashtu sikurse nënat tjera shqiptare, pavarësisht që humbi të dashurit e saj, ka vazhduar të qëndrojnë si heroinë.

Lideri i PDK’sëtutje ka shtuar se Familja Zhitia është simbol dhe frymëzim për breza të tërë, për atdhedashuri e sakrificë.

Statusi i tij i plotë në Facebook:

“Sot së bashku me Violetën ishim për vizitë tek nëna Qamile, nëna e heroit të kombit Afrim Zhitia.

Nëna Qamile humbi birin e saj në 1989 në luftë kundër forcave serbe, ndërsa para pak ditësh ajo humbi edhe bashkëshortin, por pavarësisht kësaj ajo mbanë qëndrim prej heroine.

Nënat shqiptare asnjëherë nuk janë trembur dhe kurrë nuk kanë kursyer asgjë nga vetja, as më të dashurit e tyre kur në pyetje ka ardhur atdheu dhe kombi.

Familja Zhitia janë simbol dhe frymëzim për breza të tërë për atdhedashuri e sakrificë. Nëna Qamile po qëndron e fortë si të gjitha nënat e dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë