Loading…

Veseli në Vjenë diskuton për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

  • 16/01/2017 | 17:57

Veseli në Vjenë diskuton për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar në Austri, për të marrë pjesë në Konferencën “Com-sult”, që mbahet në Vjenë.

Kryeparlamentari Veseli, siç edhe njofton zyra për informim e Kuvendit të Kosovës është i ftuar për të diskutuar për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Thuhet se të martën, gjatë prezantimit të kryeparlamentarit Veseli në këtë konferencë, do të jenë të pranishëm personalitete të larta të shteteve të ndryshme.

Përveç adresimit para përfaqësuesve të shumtë shtetërorë, kryetari i Kuvendit të Kosovës do të jetë edhe pjesë e paneleve ku do të diskutohen sfidat e Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimit të Bashkimit Evropian./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë