Loading…

Veseli nga Gadimja: Me besim qytetar dhe vizion të qartë, po e kristalizojmë fitoren e 6 tetorit

  • 22/09/2019 | 21:50

Veseli nga Gadimja: Me besim qytetar dhe vizion të qartë, po e kristalizojmë fitoren e 6 tetorit

I pari i PDK-së, Kadri Veseli, pas një mori fshatrash të Kamenicës dhe Gjilanit që ka vizituar sot, në fund është ndalur edhe në Gadime të Lipjanit, transmeton Gazeta Metro.

Ai e ka thënë se Gadimja nuk njihet vetëm për shpellën me kristale të veçanta, por edhe për mbështetjen e kristalizuar për PDK-në.

“Gadimja e Lipjanit nuk njihet vetëm për shpellën e njohur me kristale tejet të veçanta. Por, edhe për mbështetjen e kristalizuar për Partinë Demokratike të Kosovës.
Qytetarët anekënd Kosovës po na bashkohen për të mirën e vendit, për të mirën e fëmijëve, grave dhe burrave, të rinjve dhe të moshuarve.
Me besim qytetar dhe me vizion të qartë, ne po e kristalizojmë edhe fitoren e radhës më 6 tetor”, ka shkruar Veseli../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë