Loading…
Veseli nga Kaçaniku: Duhet të bëhemi bashkë për ta përfunduar çështjen me Serbinë
  • 16/04/2019 | 12:36

Veseli nga Kaçaniku: Duhet të bëhemi bashkë për ta përfunduar çështjen me Serbinë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha sot në Kaçanik se për bisedime me Serbinë duhet të bëhen bashkë pozitë dhe opozitë, transmeton Gazeta Metro.


Veseli tha se në këto bisedime as që vjen në shprehje që të diskutohet për territorin e Kosovës.

Ai beson se për këtë çështje do të bëhën bashkë pozitë dhe opozitë, duke i lënë inatet mes vete dhe të orientohen drejtpërdrejt me e përfunduar çështjen me Serbinë.

“Ne kemi një të kaluar të hidhur dhe si të përmendet Serbia në padyshim që ndjejmë dhembje dhe një far antipatie për atë çështje, por duhet me përfunduar edhe atë pjesë. Unë besoj se do të bëhemi bashkërisht, pozitë dhe opozitë, me i lënë inatet mes vete dhe të orientohem drejtpërdrejt me e përfunduar çështjen me Serbinë. Përfundimtare Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, nuk ka më as dilemë. Ne po flasim vetëm për raportet Kosovë – Serbi drejt Bashkimit Evropian”

“Por në çështjen e të ardhmes së Kosovës ne as nuk do të hapim diskutim rreth asaj çështje, për faktin se territori dhe institucionet janë një dhe të pandashme dhe të qytetarëve të Kosovës të cilët janë shqiptarë shumica prej 92- 3 përqind”, tha Veseli.

Ai tha se ata(shqiptarët) nuk do të bëjnë kurrë gabime me serbët ashtu siç ata janë sjellë të kaluarën me shqiptarët, raporton Kp, .

Këto deklarata i pari i Kuvendit i ka dhënë në Kaçanik gjatë përurimit të një tereni sportiv në këtë qytet. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë