Loading…

Veseli nuk i lë vend në listë Grabovcit

  • 20/05/2017 | 00:14

Veseli nuk i lë vend në listë Grabovcit

Adem Grabovci personazhi kryesor i Afera Pronto, i cili gati deri në fund të kësaj legjislature ishte shef i Grupit Parlamentar të PDK’së, nuk do të jetë fare i përfshirë në listën e partisë së Kadri Veseli për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.


Pas publikimit të audio-incizimeve të quajtura Afera Pronto, Grabovci që ishte njëri ndër figurat kryesore në PDK, duke qenë edhe shef i Grupit Parlamentar, u tërhoq nga ky post, e edhe nga paraqitja mediale për të folur në emër të PDK’së.

Partia e Veselit, duke ditur se figura e Grabovcit ishte dëmtuar shumë në opinionin publik, i kishte rekomanduar atij që të shmangte paraqitjet e tij në media, për të folur në emër të PDK’së.

Tani në fund, Grabovci i cili në zgjedhjet e kaluara kishte arritur të marrë 11 mijë vota, nuk është futur fare në listën zgjedhore. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë