Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka folur rreth organizimit të protestës që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje me datën 29 shtator.
Veseli i ka thënë Vetëvendosjes dhe partive opozitare se më mirë është të bëhet protestë për fjalimin e Vucicit në veri që bëri javë më parë sesa të protestojë kundër presidentit Thaçi, shkruan gazetametro.net.
Veseli ka thë se fjalimi i Vucicit është i papranueshëm dhe se ka kërkuar nga aleatët ndërkombëtarë të sqarojnë se çfarë pretendon ai me këtë fjalim.
“Si vjen si president i Serbisë e lejojmë, por mesazhet mbi pendë që i ka dhënë janë të papranueshme, nuk ka vend në Botë që protestohet mbi pendë, është familja ime, është familja e shumë personave, ka mbujt me shku tjetër vend me mbajtë atë fjalim”, tha Veseli.
“Pse mbi pendë, a ka qenë demonstrim që me tregu se aj ka ndonjë potencial për marrjen e Kosovës apo çfarë, pse mbi pendë, pse nuk ka shku në ndonjë vend tjetër, për këtë u dashtë me mbajtë opozita jonë patriotike legjendare me mbajtë protestë jo për Hashim Thaçin e UÇK’së”, tha Veseli./gazetametro.net