Loading…

Veseli: OVL e UÇK-së e gatshme të marrë secilën përgjegjësi që i takon

  • 31/10/2016 | 20:47

Veseli: OVL e UÇK-së e gatshme të marrë secilën përgjegjësi që i takon

Ish-luftëtarët janë të gatshëm të marrin secilën përgjegjësi që u takon, në funksion të ndërtimit dhe forcimit të shtetësisë sonë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi sot një vizitë në Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), gjatë të cilës, u prit në një takim të veçantë nga udhëheqja e re e saj.

Pasi uroi drejtuesit e rinj të OVL-së për detyrën në krye të organizatës që përfaqëson ish-luftëtarët e lirisë, kryeparlamentari Veseli tha se kjo është një nga kategoritë e qytetarëve e cila ka nevojë të madhe për përkrahje institucionale, në radhë të parë morale, por, siç theksoi kryetari Veseli, nuk ka nevojë për lëmoshë. Ish-luftëtarët, shtoi kryetari Veseli, janë të gatshëm të marrin secilën përgjegjësi që u takon, në funksion të ndërtimit dhe forcimit të shtetësisë së Kosovës.

Kreu i Kuvendit tha se veteranët e luftës janë duke u ballafaquar me një situatë, për të cilën ata më së paku janë fajtorë. Ai tha se veteranët e luftës nuk do të jenë asnjëherë mollë sherri për asgjë.

“Veteranët po mundohen të gjejnë një zgjidhje. Secili prej tyre e ndien veten të fyer nga çdo manipulim i cili mund të bëhet në emër të tyre, veçanërisht në ngarkimin e buxhetit të Republikës së Kosovës. Ata janë të gatshëm ta japin ende për Kosovën dhe shumë shpejt do ta gjejnë zgjidhjen”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hyseni Gucati, nga ana e tij, falënderoi kryetarin Veseli për vizitën dhe njëkohësisht shprehu përkushtimin për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me numrin e veteranëve, ndërsa theksoi nevojën edhe të ndryshimit të ligjit.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë