Loading…
Veseli për fotografinë e Brovinës: Nuk më ka treguar asgjë, AKI do ta vërteton
  • 16/05/2019 | 22:25

Veseli për fotografinë e Brovinës: Nuk më ka treguar asgjë, AKI do ta vërteton

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur në vazhdim të seancës së sotme për fotografinë e publikuar sot nga Flora Brovina e cila më pas u dyshua dhe mund të ketë qenë e lajthitur, sikurse edhe deputetja Saranda Bogujevci nga Vetëvendosje e cila më pas tha se familja e gruas së dhunuar e ka kontaktuar dhe ka kërkuar heqjen e fotografisë nga mediat, transmeton Gazeta Metro.


Kryeparlamentari Veseli u bëri thirrje deputetëve që mos të bien të gjithë në lajthitje të ndonjë lufte speciale, por të qëbndrojnë të fokusuar tek iniciativa për foprimimin e Tribunalit ndërkombëtar për krimet serbe, pasi siç tha ai, të gjithë e dinë se Serbia ka kryer vrasje, masakra dhe dhunime në Kosovë.

Ai u shpreh me këmbëngulje që iniciativa e tij do të shkojë deri në fund dhe kriminelët serbë do të dalin para drejtësisë.

“Diçka çka duhet të jetë shumë e qartë, çfarë do që të jetë, si do që të jetë, për çka ky Kuvend nuk merr përgjegjësi, ajo që është kryesore, distancim dhe dënim deri në fund ka vetëm për gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Dhe nuk duhet me leju, pavarësisht qëllimit që është, me ikë nga primati i idesë për tu dënuar gjenocidi serb në Kosovë. Për pjesën tjetër, do të ishte mënyrë disfatiste dhe bash një dëshirë se nëse ka dikund një bombë të tillë të një lufte speciale me e hudhë këtu. Unë tash nuk jam në gjendje as të konstatoj e as të flas për diçka që kam qenë i painformuar dhe me supozu të vërtetën apo të pavërtetën. Por diçka ka të vërtetë dhe kjo na mbanë të gjithëve të gjallë dhe të fortë që jo menjëherë me kthy shpinën. Serbia ka kryer gjenocid. Serbia ka kryer dhunime. Serbia ka kryer vrasje. Dihen kush i ka kryer”, tha Veseli.

Kreu i Kuvendit deklaroi në seancë se nëse ka ndodhur ndonjë manipulim i deputeteve nga ndokush, atëherë kjo do të vërtetohet shumë lehtë nga organet përgjegjesë të sigurisë.

“Do të dalin me dhjetëra e qindra dëshmi pas sotit, edhe në këtë seancë edhe jashtë seancës, me dokumente të faktuara se ka kryer dhunime Serbia. Nuk është një, janë me dhjetëra,djetëra. Po ju japë fjalën se doo të kërkojë dhe do t’ua sjell këtu në seancë. Me ruajt privatësinë, por me emra e mbiemra të cilërt janë të Serbisë. Kjo është ajo që është kryesore: Gjenocidi serb, krimet serbe, dhunimet serbe kanë ndodhur. A është ajo fotografi a nuk është, ekspertizë asnjë këtu çka jemi edhe pesë vjet nuk mund t’i bëjmë. Është AKI që duhet të shikojë. Dy deputetet të cilat kanë folur, ndijë keqardhje shumë të madhe në rastin e të dyjave. Dyjat janë të lënduara shumë dhe nuk është mirë që të jenë objekt i diskutimit në këtë seancë”, ka thënë ai.

Veseli në konsultim dhe me pajtim të gjithë deputetëtëve prezenrtë, vendosën që seanca e sotit të vazhdojë të hënën në ora 10./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë