Loading…

Veseli për shkaktarët e vdekjes së policit: Nuk do të gjeni vend për t’u fshehur

  • 28/01/2020 | 22:58

Veseli për shkaktarët e vdekjes së policit: Nuk do të gjeni vend për t’u fshehur

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka reaguar pas vdekjes së policit Sami Thaçi, pas shpërthimit të një eksplozivi në Zhur të Prizrenit, shkruan Gazeta Metro.


Veseli ka thënë se ata që shkaktuan atë nuk do të gjejnë vend për t’u fshehur.

Askush nuk guxon që të preki djemtë tanë në uniformë, e kushdo që guxon t’i sulmojë sikurse sot, ka për të marrë përgjigjen e fuqishme e të pakompromistë të ligjit” ka shkruar Veseli në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Me shqetësim të madh mora nga mediat lajmin e shpërthimit të një eksplozivi në Zhur të Prizrenit dhe të humbjes së jetës në krye tē detyrës të policit Sami Thaçi. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjarët e tij dhe bëj thirrje që organet e rendit dhe drejtësisë të angazhohen sa më shpejt për të vënë sa më parë shkaktarët para përgjegjësisë ligjore për të marrë dënimin e rëndë të merituar. Askush nuk guxon që të preki djemtë tanë në uniformë e kushdo që guxon ti sulmojë sikurse sot, ka për të marrë përgjigjen e fuqishme e të pakompromistë të ligjit! Nuk do gjejnë dot vend ku të fshihen! Lutem ndërkaq që policët e tjerë të lënduar të shërohen sa më shpejt e të kthehen sa më parë pranē familjeve të tyre./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë