I pari i Kuvendit dhe PDK’së, Kadri Veseli ka vlerësuar se sulmi amerikan në Siri është mesazh se bota po ecën në rrugën e duhur.
Ai ka përshëndetur sulmet ushtarake që nisi Amerika ndaj Sirisë, duke shtuar se sulmi i Amerikës në Siri i kujton vlerat që ka Amerika për njerëzimin.
Veseli i ka thurur lavde edhe Donald Trump’it, duke thënë se vendimi i sotëm është tipike për një lider.
Ndryshe, sulmi i Amerikës ndaj Sirisë u nis para pak orësh ku u hodhën rreth 60 raketa në drejtim të bazës ushtarake siriane./gazetametro.net