Loading…

Veseli premton pesëfishim të eksporteve dhe dyfishim të të punësuarve në prodhimtari

  • 03/06/2017 | 10:16

Veseli premton pesëfishim të eksporteve dhe dyfishim të të punësuarve në prodhimtari

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i cili është edhe kryesues i listës së koalicionit të madh, ka thënë se do ta dyfishojnë rritjen ekonomike vjetore.


Përmes postimit të një videospoti në llogarinë e tij, Veseli ka thënë se brenda këtyre 4 viteve do të kemi pesëfishim të eksporteve dhe dyfishim të numrit të punësuarve në sektorin e prodhimtarisë.

Buxhetin për bujqësinë, Veseli ka thënë se nga 58 milionë euro do ta bëjnë 120 milionë.

“Kosovës i duhet një Fillim i Ri për ekonominë tonë, që ta dyfishojmë rritjen tonë ekonomike vjetore për 8%, që brenda këtyre 4 viteve të kemi pesëfishim të eksporteve dhe dyfishim të numrit të punësuarve në sektorin e prodhimtarisë. Do ta rrisim sektorin e bujqësisë, do të rriten grantet dhe subvencionet, nga 58 milionë do të jenë në dispozicion 120 milionë euro. Ne nuk kemi kohë për të humbur. Me platformën fituese “Fillimi i Ri”, ne do t’ia japim kuptimin këtij shteti dhe kësaj lirie. #FillimiRi”, ka shkruar Veseli. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë