Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është takuar sot me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media.
Në takim u diskutua për rrugën evropiane të Kosovës si dhe për zhvillimet aktuale në vend.
Me këtë rast, kryekuvendari Veseli përsëriti kërkesën për heqje sa më të shpejtë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian.
“Nëse do të vijë lajmi për liberalizim të vizave për Kosovën, atëherë ai do të vijë nga zonja Lunaçek”, u shpreh Veseli.
Në anën tjetër, Lunaçek tha se mbështetja nga ana e organeve të BE-së drejt liberalizimit nuk do të mungojë por se institucionet e Kosovës duhet t’i plotësojnë kushtet e kërkuara. /gazetametro.net