I pari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.
Veseli, i ka uruar Trump shumë suksese dhe mbarësi në detyrën e tij të rëndësishme.
Përmes këtij shkrimi Veseli nuk ka harruar të shkruaj as për kandidatën tjetër Hilary Clinton, pavarësisht humbjes së kësaj të fundit në garën për president të SHBA-ve, transmeton gazetametro.net.
“Po ashtu, shpreh respektin dhe mirënjohjen më të madhe për Znj. Clinton, e cila, pavarësisht nga rezultati i këtyre zgjedhjeve, fitoi zemrat e miliona njerëzve anembanë botës dhe gjithmonë do të gëzojë mirënjohjen më të madhe të shqiptarëve për kontributin e saj në të kaluarën”, ka shkruar Veseli.
Për Kadri Veselin SHBA-të janë aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, duke u shprehur i sigurtë se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të do të forcohen gjithnjë e më shumë.
“Presim me kënaqësi që të bashkëpunojmë me presidentin e zgjedhur, z.Trump dhe administratën e tij të ardhshme shtetërore”, ka shkruar Veseli./gazetametro.net