Loading…

Veseli: Qytetarët e Kosovës të jetojnë të qetë

  • 09/02/2017 | 17:30

Veseli: Qytetarët e Kosovës të jetojnë të qetë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli para deputetëve ka theksuar se ulja e tensioneve në veri dhe rregullimi i provokimeve  ka fituar Ligji, kanë fituar institucionet si dhe vetë qytetarët serbë të pjesës veriore.


“Kemi qenë të vendosurë që të shkojmë me ligjshmëri por asnjëherë të merremi me provokimet  e Serbisë, e cila përmes mediave ka frikësuar qytetarët e veriut se Republika e Kosovës do të cenoje qytetarët e Kosovës. Përpos ruajtjes dhe mbrojtjes së sovranitetit dhe asgjë tjetër. Një mesazh i miqësisë i respektit dhe i barazisë dhe sovraniteti të qytetarëve të Kosovës”, tha Veseli para deputetëve.

Veseli tha se tash e 18 vite qytetarët serbë, po manipulohen e po nxiten nga ana e pushtetarëve serbë.

“As nuk jemi hero as viktima por as përfitues që të shtyhemi, ka fituar ligji dhe institucionet e Kosovës. Tashmë jemi orientuar se sa relaksuese është kjo për qytetarët në pjesën veriore të cilët për 18 vite manipulohen dhe tentohet të nxiten nga Beogradi, se nëse ka lëvizje të lirë shqiptarët do të shkojnë dhe t’i dëbojnë nga shtëpitë e tyre bashkëqytetarët e veriut”, ka thënë Veseli.

Ai po ashtu ka thënë se nëse një deputet nga Kuvendi do që të shkojë në veri të vendit, kryeparlamentari nuk do të përpiqej që t’i ndalte ata.

“Është mirë bashkërisht të shkojmë përpara. Të gjejmë pika më shumë të përbashkëta. Nuk është thumbuese as goditëse por dua ta them me shaka. Pas 99-ës nuk kam dëshirë që në mënyrë demonstruese të shkojmë në pjesën veriore. Nuk besoj që mund t’i lirojmë bashkëqytetarët tanë në veri përmes dhunës. Po ua jap fjalën publikisht, me bë me shkua dikush nga Kuvendi në veri, kurrë s’kam me i dal përpara me e ndal. I them shko – shko. S’e ndali le të shkon”, ka thënë ai.

Veseli tha se është mirë që të orientohemi drejt së ardhmes./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë