Loading…

Rasti Dehari do zbardhet, edhe me ekspertë nga jashtë

  • 15/11/2016 | 13:21

Rasti Dehari do zbardhet, edhe me ekspertë nga jashtë

Kryetari i Kuvendti Kadri Veseli sot pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme për Astrit Deharin të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se këtij rasti do t’i shkohet deri në fund dhe nuk do të lejohet askush të manipulojë me të.

Ai ka kërkuar që të gjithë të kenë besim te institucionet duke pritur përgjigjen e tyre, për t’i shkuar të vërtetës deri në fund, e nëse është e nevojshme të angazhohen edhe ekspertë të jashtëm, transmeton gazetametro.net.

“Askush nuk do të mund ta manipulojë këtë rast, as pozita e as opozita”, ka thënë Veseli, duke shtuar se është aspak e ndershme që me tragjedi të tilla të manipulohet politikisht.

“Prokuroria do t’i shkojë deri në fund këtij rasti, dhe nuk do të lejohet asnjë manipulim apo njollë”, ka thënë Veseli. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë