Loading…

Veseli: Reçaku kapërceu kufijtë e shteteve

  • 15/01/2017 | 16:32

Veseli: Reçaku kapërceu kufijtë e shteteve

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar simbolikën e muajit janar, duke thënë se ky muaj është i sakrificave për popullin tonë, si dhe duke shtuar se e vërteta e masakrës së Reçakut kapërceu kufijtë.


“Janari ka një simbolikë të jashtëzakonshme në historinë e popullit tonë. Është muaji i sakrificave të mëdha, i rënieve të mëdha. Është muaji i krenarisë dhe lavdisë për popullin tonë. Është edhe muaji i Reçakut, fshatit martir që u bë simbol i sakrificës dhe rezistencës kosovare në sytë e gjithë njerëzimit”, shkroi ai në rrjetin social Facebook, transmeton gazetametro.net.

veseli-2

“E vërteta e Reçakut kapërceu kufijtë e shteteve, kapërceu kontinentet dhe preku ndërgjegjen e njerëzimit. Kështu, një fshat i vogël u kthye në pikë kthese për historinë e Kosovës dhe atë botërore. Në Reçak, nisi fillimi i fundit të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Veseli. /gazetametro.net.

veseli-3

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë