Loading…

Veseli: Rinia po i bashkohet PDK-së për Dekadën e Re (Video)

  • 23/04/2018 | 16:50

Veseli: Rinia po i bashkohet PDK-së për Dekadën e Re (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli shprehet i kënaqur me entuziazmin e të rinjve të Kosovës të cilët po i bashkohen PDK-së në procesin zgjedhor që kjo parti po zhvillon.


Ky subjekt politik ka filluar zgjedhje të brendshme partiake në të gjitha degët, nëndegët dhe seksionet.

Veseli ka publikuar një video ku shihet se po ndjek nga afër procesin zgjedhor në Rininë Demokratike të Kosovës.

“Të rinj anembanë Kosovës po i bashkohen Dekadës së Re. Vullneti dhe energjia e tyre do t’i sjellin Kosovës më shumë zhvillim dhe integrim, duke besuar në PDK-në dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar lideri i PDK-së në faqen e tij në Facebook.

Partisë Demokratike e Kosovës, ditë më parë ka paralajmëruar reforma të thella në këtë parti, duke përfshirë nivelin qendror dhe atë lokal./gazetmetro.net.

Ja video e plotë:

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/966567383518468/

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë