Loading…
Veseli: Shumë liderë të partive të tjera po merren me mua, më mirë të merremi me problemet e qytetarëve
  • 14/08/2019 | 21:47

Veseli: Shumë liderë të partive të tjera po merren me mua, më mirë të merremi me problemet e qytetarëve

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka thënë se liderët e partive të tjera po merren shumë me të, por që është më mirë të mendojnë për problemet e qytetarëve, luftimin e korrupsionit e ballafaqimin me Serbinë, shkruan Gazeta Metro.


Ai ka thënë se këtë betejë e cila është shumë e vështirë, e ka nisur nga partia e tij dhe do ta vazhdojë në gjitha institucionet e Kosovës.

Lideri i PDK’së, Kadri Veseli, në një intervistë për Kosovapress, thotë se ashtu siç ka luftuar kundër Serbisë, do të luftojë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Shumë liderë të partive të tjera merren me mua dhe me Partinë Demokratike të Kosovës. Më shumë duhet të merremi me probleme që i kanë qytetarët, që është korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi, ballafaqimi me Serbinë. Për besë po më pengon nganjëherë kur vendosim vija të kuqe mes shqiptarëve, por unë kam vijë të kuqe vetëm me Serbinë dhe deri në fund kam me pas me armiqtë e shtetit të Kosovës dhe kombit tim, kombit shqiptar. Ky është orientimi im. Do të kem komunikim të mirë me të gjithë për të mirën e Kosovës dhe mbrojtjen e saj për të ecë përpara. Unë jam shumë i kënaqur me reagimin e qytetarëve që po japin një përkrahje të madhe. Unë po e shoh çdo ditë nga takimet në terren. Po ua jap fjalën”, ka thënë Veseli.

Ai vlerëson se lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit do t’i hapë Kosovës perspektivë të re të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës për të gjithë qytetarët pa dallim.

Nuk e bëjë këtë për vota, ose për t’i fituar një palë zgjedhje dhe një pushtet. Pra, i turpshëm qoftë ai që e mendon në atë. Deri në fund kam me i shkua. E kam thënë dhe po e ripërsëris se qysh kam luftuar kundër Serbisë, kam me luftuar edhe kundër korrupsionit edhe dukurive negative të cilat e dëmtojnë Kosovën. Sepse, po e dobësojnë Kosovën edhe në ballafaqim me Serbinë. Nuk do të jem tolerant ndaj njerëzve në partinë time e lëre më ndaj partive tjera. S’do të ketë në qeverisjen time katër vjeçare njerëz të korruptuar, do t’i japim mundësi njerëzve të rinj dhe të pa korruptuar. Është një rrugëtim që është i pandalshëm, vetëm vonim nuk ka shpëtim. Ky është edhe qëllimi im jetësor në politikë, edhe pse kandidoj për Kryeministër. Ta përfundojmë përfundimisht ballafaqimin me Serbinë dhe t’i japim perspektivë Kosovës sonë në luftë të pa kompromis kundër korrupsionit dhe në punësim e zhvillim ekonomik. Me SHBA-në dhe me partnerët perëndimor evropianë, Kosova nuk duhet assesi me i zbehë raportet dhe me i shikua si armiq”, tha Veseli./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë