Loading…
Veseli: Si kryeministër i ardhshëm do t’i kem prioritet monumentet fetare
  • 14/08/2019 | 20:55

Veseli: Si kryeministër i ardhshëm do t’i kem prioritet monumentet fetare

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka qëndruar sot në Dragash ku ka vizituar xhaminë më të vjetër në Ballkan. Prej atje, ai ka deklaruar se prioritet ta ketë ruajtjen e monumenteve të vjetra, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, ai njoftoi se në komunën më jugore të Kosovës ka vizituar Xhaminë e Milkës që është ndërtuar më 1928 dhe konsiderohet si xhamia e parë në Ballkan.

Shkrimi i plotë i Veselit:

Si kryeministër i ardhshëm do e kem prioritet ruajtjen mirëmbajtjen, restaurimin dhe promovimin e monumenteve të vyera si ky. Kosova jonë, edhe pse është territor i vogël, është e pasur në trashëgimi natyrore dhe kulturore dhe ka monumente të rralla si kjo xhami

Kjo trashëgimi së bashku me mikëpritjen tradicionale të popullit tonë, ofron një potencial të madh për zhvillimin e turizmit në Kosovë i cili është një sektor që në të ardhmen do të hapi shumë vende pune për rininë tonë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë