Ish-rektori dhe ish-zv.ministri i Jashtëm nga radhët e AKR-së, Ibrahim Gashi, i është rikthyer politikës.
Nga sot ai do të jetë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Prurjen më të re në parti e ka prezantuar vet kryetari Kadri Veseli.
Ai ka thënë se PDK, nga sot do të jetë edhe me një kolëg të ri, me një profesor dhe ekspert të mardhënieve ndërkbëtare, duke prezantuar kështu profesorin Ibrahim Gashi si anëtar të ri të partisë që ai drejton. .
Veseli gjthashtu ka bërë të ditur se Gashi nuk do të jetë vetëm një anëtar i thjeshtë, por pjesë e lidershipit të partisë, transmeton gazetametro.net.
Ndërsa, Gashi ka thënë se është nder për të që sot po bëhet pjesë e forcës kryesore politike në vend, sipas tij një forcë politike që ka qenë akteri kryesor në të gjitha proceset e ndërtimit të shtetit të Kosovës.
Ndërsa në fund lideri i PDK-së, Veseli, u është drejtuar me një mesazh të gjithë qytetarëve të ndërgjegjshëm që të futen në politikë, dhe me këtë mos të ua lënë mundësinë njerëzve të papërgjegjshëm që të marrin vendime për ta. /gazetametro.net