Loading…

Veseli takon deputetët evropianë: I tregojnë se kur BE sjell lajmin për vizat

  • 07/05/2018 | 17:06

Veseli takon deputetët evropianë: I tregojnë se kur BE sjell lajmin për vizat

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim delegacionin e Partive Popullore Evropiane, kryesuar nga Andrey Kovatchev, me të cilët ndër të tjera kanë folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave, dhe afatet se kur pritet të ndodhë kjo.


Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli sipas një komunikate të Kuvendit, ka informuar deputetët evropianë për progresin e madh që ka bërë Kosova në rrugën e reformave, me theks të veçantë në përmbushjen e gjitha kritereve për liberalizimin e vizave.

Kryeparlamentari Veseli tha se tashmë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave, ndërsa theksoi se institucionet kosovare po vazhdojnë punën në reformën e agjendës evropiane e cila do të sigurojë forcimin e mëtejmë të sundimit të ligjit dhe do të ndikojë në rritjen ekonomike.

Deputetët e Parlamentit Evropian, në komunikatë thuhet se e kanë njoftuar kryeparlamentarin Veseli se gjatë verës institucionet përkatëse të BE-së do të japin sinjalet e qarta sa i përket procesit të liberalizmit të vizave. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë