Loading…

Veseli takon kryediplomatin anglez, flasin për bashkëpunimet mes shteteve

  • 21/03/2019 | 12:11

Veseli takon kryediplomatin anglez, flasin për bashkëpunimet mes shteteve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur sot takim me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, ku diskutuan për marrëdhëniet  e ndëruara mes Kosovës e Malit të Zi dhe mundësit e avancimit në të gjitha fushat, transmeton Gazeta Metro.


Kryeparlamentari Veseli tha se Kosova mbetet e përkushtuar në kultivimin e politikës së saj të fqinjësisë së mirë e të bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë këtu edhe Malin e Zi, në funksion të forcimit të stabilitetit rajonal e të integrimit më të shpejt evropian.

Nga ana e tij, ministri i jashtëm malazez, Darmanoviq, pasi shprehu kënaqësinë që gjendet për vizitë në Kosovë, theksoi nevojën e kultivimit të mëtejmë të bashkëpunimit midis Prishtinës dhe Podgoricës zyrtare.

Ai tha se vizita e tij në Prishtinë është mesazh i këtij bashkëpunimi dhe mëton t’i japë një shtysë të fuqishme avancimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe ndërparlamentare Kosovë – Mal i Zi./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë