Loading…

Veseli takon kryeopozitarin Lulzim Basha

  • 21/02/2017 | 12:20

Veseli takon kryeopozitarin Lulzim Basha

Kryetari i Kuvendit te Republikës Kosovës, Kadri Veseli, është pritur në Selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë nga kreu i kësaj partie, Lulzim Basha.


 

Kryeparlamentari Veseli dhe kryetari i PD-së, Basha, diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë e Shqipëri, duke potencuar synimet e përbashkëta euro-integruese të të dyja vendeve.

Veseli shprehu konsideratën e tij për kontributin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të lidershipit të saj në arritjen e lirisë së Kosovës, si dhe në procesin e shtetkrijimit dhe shtetndërtimit të saj.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ndërkaq, duke çmuar lart rolin e kryeparlamentarit Veseli në zhvillimet politike në Kosovë tha se Partia Demokratike mbështet rrugën integruese të Kosovës dhe do të vazhdoj dhënien e kontributit në të gjitha fushat. /gazetametro.net

kadri-veseli-lulzim-basha-2

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë