Loading…

Veseli takon me Eliot Engel: Serbia duhet ta njohë shtetin e Kosovës

  • 17/07/2019 | 10:19

Veseli takon me Eliot Engel: Serbia duhet ta njohë shtetin e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në vazhdën e takimeve me personalitete të njohura të politikës amerikane, është pritur sot në një takim të veçantë nga kongresmeni Eliot Engel, shkruan Gazeta Metro.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë – SHBA, për zhvillimet politike në vend, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, mbështetjen amerikane në këtë proces si dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar kongresmenin Engel për angazhimin e tij të gjatë prej disa dekadash në mbështetje të Kosovës dhe nëpërmjet tij, shtetin dhe popullin amerikan.

Koegresmeni Engel ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë përkrah Kosovës në të gjitha proceset që ajo ka para vetes.

Engel tha se Bashkimi Europian duhet të ndërmarrë hapa të shpejtë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe të punojë bashkë me Kosovën në proceset euro-integruese.

Ai po ashtu tha se Serbia duhet ta njohë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Në këtë takim, Engel dhe Veseli folën edhe për nismën e këtij të fundit për dënimin e gjenocidit dhe krimeve që Serbia i ka kryer në Kosovë.

Engel tha se kriminelët duhet të përgjigjen para drejtësisë për të gjitha krimet që kanë kryer ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë