Loading…

Veseli takon në Amerikë homologun izraelit (Foto)

  • 02/02/2017 | 13:06

Veseli takon në Amerikë homologun izraelit (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vazhdën e takimeve me drejtues të lartë amerikanë e të shteteve të tjera, ka zhvilluar sot një takim të veçantë me homologun e tij izraelit, kryetar i Knesetit, Yuli-Yoel Edelstei.


Gjatë këtij takimi, sipas njoftimit nga Kuvendi, Veseli dhe Edelstei kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Kryeparlamentari Veseli e ka njohur homologun e tij izraelit me zhvillimet në Kosovë dhe përparimet në shumë fusha.

Kreu i Kuvendit të Kosovës i ka cilësuar të shkëlqyera marrëdhëniet midis dy vendeve, por ka shtruar nevojën që këto raporte të avancohen më tej, duke kulmuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli.

Kryetari i Knesetit, Yuli-Yoel Edelstei, nga ana e tij, e ka përgëzuar kryetarin e Veseli për arritjet e shtetit të Kosovës dhe ka premtuar bashkëpunim të ngushtë midis vendeve që përfaqësojnë.

Kryeparlamentari Veseli do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington dhe do të zhvillojë takime të tjera me personalitete të ndryshme shtetërore botërore. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë