Loading…

Veseli tani po merr frymë lirshëm

  • 18/12/2016 | 22:21

Veseli tani po merr frymë lirshëm

Kadri Veseli ka fituar sfidën e parë zgjedhore si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, edhe pse me shumë vështirësi dhe angazhim me të gjitha forcat.


Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit, ishin sfida e parë zgjedhore e Veselit si kryetar i PDK’së, dhe humbja eventuale e tij në këtë komunë, bastion të PDK’së, do të nënkuptohej se ai nuk po mundej të përmbushte zbraztirën e lënë nga Hashim Thaçi pas largimit nga kreu i partisë.

Edhe pse jo në raundin e parë, siç fitohej Drenasi zakonisht nga PDK, tani Veseli mund të merr frymë lirshëm, dhe të vazhdojë konsolidimin e partisë, për t’u bërë gati për sfidat zgjedhore të radhës, që pritet të jenë jo më larg se vitin e ardhshëm.

“Qytetarët, me vullnetin e tyre të lirë dhe në një proces të shembullort zgjedhor, treguan se Drenica dhe PDK janë një lidhje e pashkëputshme. Falemnderit nga zemra. Ramizit, punë të mbarë si Kryetar i ri i Drenasit. Festë është për të gjithë”, ka shkruar Veseli në Facebook, pas konfirmimit se zgjedhjet në Drenas janë fituar nga kandidati i tij,, Ramiz Lladrovci. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë