Loading…

Veseli: Të distancohemi nga urrejtja, ta kultivojmë tolerancën

  • 16/11/2016 | 13:07

Veseli: Të distancohemi nga urrejtja, ta kultivojmë tolerancën

Në Ditën ndërkombëtare të tolerancës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se ngjarjet pakëndshme të periudhës së fundit në jetën politike të Kosovës e kanë bërë të nevojshme që të ritheksohet dhe kultivohet toleranca në vendin tonë.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, e cila është një vlerë që duhet të qëndrojë në themel të shoqërisë sonë. Ngjarjet e pakëndshme të periudhës së fundit të jetës politike të Kosovës e kanë bërë të nevojshme për ne që të ritheksojmë dhe kultivojmë tolerancën në vendin tonë, ka thënë Veseli.

Ai theksoi se duhet që të gjithë të distancohemi nga gjuha e urrejtjes, paragjykimet dhe dhuna, e të ndërtojmë sa më shumë ura mes njerëzve dhe të hapim kanale komunikimi mes atyre që mendojnë ndryshe.

“Prandaj, duhet që të gjithë të distancohemi nga gjuha e urrejtjes, paragjykimet dhe dhuna, e të ndërtojmë sa më shumë ura mes njerëzve dhe të hapim kanale komunikimi mes atyre që mendojnë ndryshe. Ne duhet të përpiqemi edhe më shumë që të ndërtojmë një shoqëri sa më dinjitoze, që i përqafon plotësisht vlerat e liberal-demokracisë dhe që e sheh pluralizmin si pasuri, e jo si pengesë”, ka thënë Veseli./gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë