Loading…

Veseli tregon pse zgjodhi Lladrovcin

  • 22/12/2016 | 20:31

Veseli tregon pse zgjodhi Lladrovcin

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka treguar se pse ka zgjedhur Ramiz Lladrovcin kandidat për kryetar të Drenasit.


Veseli tha se një ish-pjesëtar i UÇK-së duhej të zëvendësohej me një ish-pjesëtar“Lladrovci është bashkuar në lëvizjen për çlirim si djal i ri që ka qenë, ka kontribuar për vendin gjithmonë… si pjesëtar i TMK-së, shef i kabinetit të ish-kryeministrit Çeku, deputet e ambasador… ka qenë njeriu i duhur”, ka thënë Veseli në emisionin Rubikon të KTV-së.

Veseli ka folur edhe për dy ish-kundërkandidatët e Lladrovcit, që u tërhoqën dhe kaluan në PDK, ku kishin qenë më herët.

“Të gjithë kemi qenë të prekur. Kjo ka qenë edhe arsyeja e dy kandidatëve që janë tërhequr. Është e vërtetë pasi që kam biseduar me ta mirëpo një bisedë krejtësisht burrnore. Si drejtues i partisë më të madhe kam premtuar një pjesë të madhe të saj për investim në Drenas, një komunë që vërtet e meriton”, shtoi Veseli./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë