Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë për media, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u vendos që mocioni i opozitës për votëbesim të qeverisë të viehet në rend dite të mërkurën në ora 10:00, ka folur edhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, me anë të një marrëveshje PDK-LDK.
Ai vazhdimisht në këtë konferencë ka lënë të nënkuptohet se PDK dëshiron të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por këtë është duke e kërkuar përmes një marrëveshje me partnerin e koalicionit, LDK’në.
“Do të vazhdoj komunikimin me partnerin e koalicionit në interes të vendit”.
Veseli, ka thënë se gjendja Kosovë nuk ëshrë ajo që duhet të jetë. Sipas tij ajo nuk është e kënaqshme, dhe për këtë gjendje ka thënë se nuk është i kënaqur ai vetë e as qytetarët.
Kreu i Kuvendit, ka thënë se nuk është opozita ajo që duhet t’i jap fund koalicionit, por nëse kjo ndodhë, atëherë duhet bërë me marrëveshje, dy partië PDK dhe LDK.
Kryetari i PDK’së, gjithashtu ka lën të nënkuptohet se ai nuk është i kënaqur me postin e kreut të Kuvendit, dhe dëshira e tij është të kalojë aty ku ka më shumë vendimmarrje, siç është qeveria.
“Nuk qëndroj në politikë vec pëe hirë të kollgukut a posteve, duhet vendimmarrje. Në moment që politika e PDK bazohet vetëm në interesin politik në interes të kolltukut, unë nuk e marr atë vendim”.
Veseli gjithashtu ka konfirmuar atë që ka shkruar Gazeta Metro ditëve të kaluara se PDK dhe LDK janë duke diskutuar prishjen e koalicionit. Ai ka thënë se janë në komunikim intensiv, dhe kjo po ndodhë qe disa javë. /gazetametro.net