Loading…

Veseli u premton pensionistëve barna falas

  • 30/05/2017 | 23:53

Veseli u premton pensionistëve barna falas
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në kuadër të parafushatës zgjedhore ka mbajtur një tubim me qytetarët e Mitrovicës, ku edhe ka folur për sektorin e shëndetësisë.


 “Gra e burra të cilët i shërbejnë shëndetit tonë, me shpirt e profesionalizëm, ata janë për ne çdo moment për të na shërbyer, po ne duhet t’i ndihmojmë ata”, tha ai.
Tutje, ai dha edhe një premtim.

“200 milionë euro dalin çdo vit jashtë Kosovës në vend se të mbesin tek doktorët tanë. Do të përkrahim doktorët tanë, nuk do të lejojmë që doktorët tanë të përgatiten e të dalin jashtë Kosovës”, u shpreh Veseli.

Veseli këtu ka premtuar rritjen e pagave për shërbyesit e sektorit të shëndetësisë.

Por këtu kreu i PDK-së nuk harroi të premtojë edhe rritjen e pensioneve.

“Pensionistët, si mund të kemi fuqizim të rinjve kur nuk respektojmë të moshuarit, edhe i vjetri ka qenë dikur i ri, do të rrisim pensionet”.

“Do të mundohemi të largojmë barrën e rëndë të tyre për barnat, të gjitha këto do t’i merr përgjegjësi buxheti i Kosovës sepse ka obligim ndaj këtyre njerëzve, kjo është ajo çfarë do të bëjmë”, ka përfunduar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë