Loading…

Veseli: Ushtria e Kosovës kontribon në paqen e rajonit

  • 07/03/2017 | 17:00

Veseli: Ushtria e Kosovës kontribon në paqen e rajonit

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesel, i cili ka pranuar sot nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi projektligjin për Forcat e Sigurisë së Kosovës, ka shprehur bindjen e tij se ushtria e Kosovës do të jetë kontribuese për paqen në rajon.


“Projektligjin për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, të cilin e pranova sot, do ta procedojmë në Kuvendin e Kosovës duke respektuar të gjitha procedurat. Kosova ka nevojë për rrumbullakimin dhe formësimin e identitetit të saj shtetëror. Me Ushtri, ne do t’i kontribuojmë paqes në rajon”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook, përcjell gazetametro.net

Përndryshe, ligji i ri për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), me të cilin kjo do ta ketë “barrën” edhe të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit të territorit të Republikës së Kosovës, i paralajmëruar nga presidenti Hashim Thaçi, pritet ta ketë përkrahjen jo vetëm të deputetëve të pozitës, por edhe të atyre nga opozita. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë