Loading…

Veseli: Vendim i drejtë i Kushtetueses, Vetëvendosje është brenda skenarit të saj

  • 29/05/2020 | 12:13

Veseli: Vendim i drejtë i Kushtetueses, Vetëvendosje është brenda skenarit të saj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe e ka vlerësuar si vendim të drejtë, transmeton Gazeta Metro.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se refuzimi i LVV-së për ta dërguar te Presidenti i vendit, për herë të dytë, emrin e mandatarit për Kryeministër, ka imponuar këtë vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese.

Postimi i plotë i Veselit:

Një vendim i pritur nga Gjykata Kushtetuese, i cili në bazë ka vitin 2014 kur VLAN tentoi ta deformonte vullnetin qytetar.

Refuzimi i LVV-së për ta dërguar te Presidenti i vendit, për herë të dytë, emrin e mandatarit për Kryeministër, ka imponuar këtë vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese.

LVV tashmë është brenda skenarit të saj të paramenduar. Dëshiroi ta evitonte mundësinë për të qeverisur, me shpresë se do të përfitonte më shumë duke manipuluar me emocionin qytetar.

Tani, demokracia e Kosovës është në momente vendimtare, ashtu siç është edhe e ardhmja e shtetit.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë