Loading…

Veseli viziton Italinë

  • 27/02/2017 | 16:54

Veseli viziton Italinë

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Itali.


Gjatë qëndrimit atje, kryeparlamentari Veseli do të zhvillojë takime me drejtues të lartë të shtetit italian.

Veseli do të pritet në takime të veçanta nga kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Italisë, Laura Boldrini, si dhe nga kryetari i Senatit, Pietro Grasso.

Gjatë vizitës në Itali, përpos Romës, kryeparlamentari Veseli do të qëndrojë edhe në Trieste, ku i shoqëruar me ministrin e Bujqësisë, Memli Krasniqin do të vizitojnë disa prodhues dhe përpunues të ushqimit dhe pijeve, të interesuar për të investuar në Republikën e Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë