Loading…

Veseli viziton Valbonën: Bukuria e maleve është një burim i pashtershëm energjie për mua

  • 26/10/2019 | 17:03

Veseli viziton Valbonën: Bukuria e maleve është një burim i pashtershëm energjie për mua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për fundjavë ka vizituar Bjeshkët e Namuna duke ngjitur Qafën e Valbonës për të bërë kalimin drejt Thethit, transmeton Gazeta Metro.


Veseli ka thënë se bukuria magjike e këtyre maleve madhështore, të stolisura me veshjen shumëngjyrëshe të vjeshtës, është një burim i pashtershëm energjie për të.

“Jam i gëzuar që po shoh se sa është shtuar numri i të rinjve tanë që vendosin të largohen nga rutina e qytetit për të eksploruar bjeshkët shqiptare e për të pasur një kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën e paprekur”.

Ky është postimi i plotë:

Për fundjavë vendosa të shkoj në Bjeshkët e Namuna duke ngjitur Qafën e Valbonës për të bërë kalimin drejt Thethit. Bukuria magjike e këtyre maleve madhështore, të stolisura me veshjen shumëngjyrëshe të vjeshtës, është një burim i pashtershëm energjie për mua. Jam i gëzuar që po shoh se sa është shtuar numri i të rinjve tanë që vendosin të largohen nga rutina e qytetit për të eksploruar bjeshkët shqiptare e për të pasur një kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën e paprekur./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë