Loading…

Veseli: Xhudistet kosovare me dhuratë për Kosovën në prag të pavarësisë

  • 11/02/2017 | 22:21

Veseli: Xhudistet kosovare me dhuratë për Kosovën në prag të pavarësisë

Pas suksesit të sotëm të xhudistes kosovare, Majlinda Kelmendi, që u kurorëzua me medaljen e artë në Paris Grand Slam, përgëzimet për të nuk kanë të ndalur.

Kësaj radhe kryeparlametari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli falënderoi atë së bashku me Distria Krasniqin, e cila arriti të sigurojë medaljen e bronztë.

“Majlinda dhe Distria, dy sportistet tona, ia bënë Kosovës një dhuratë të çmueshme në prag të shënimit të përvjetorit të nëntë të pavarësisë: një medalje të artë dhe një të bronztë, nga gara e tyre e xhudos në Paris”, shkroi Veseli në rrjetin e tij social Facebook, transmeton gazetametro.net.

“Faleminderit për krenarinë që po ia shtoni shtetit tonë”, përfundoi kreu i PDK-së. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë