Loading…

Veseli: Zgjedhjet në Veri, dëshmi e sovranitetit dhe besimit të madh për PDK’në

  • 19/05/2019 | 22:08

Veseli: Zgjedhjet në Veri, dëshmi e sovranitetit dhe besimit të madh për PDK’në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se zgjedhjet në veri deshmuan edhe një herë sovranitetin i plotë i Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Përveç kësaj, ai tha se u dëshmua edhe besimi i madh qytetar për Partinë Demokratike të Kosovës.

“Përgëzoj qytetarët e katër komunave veriore të Kosovës për procesin e qetë zgjedhor që zhvilluan sot dhe i falënderoj ata për përkrahjen bindëse dhe besimin e madh për partinë e tyre, për Partinë Demokratike të Kosovës, si parti fituese shqiptare. Me këto zgjedhje u konfirmua sovraniteti institucional dhe territorial i Republikës së Kosovës. Do të punojmë bashkë, edhe më shumë, për ta përmirësuar jetën e secilit, në Mitrovicë, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, e në tërë Kosovën. Ecim përpara me Dekadën e Re”, ka shkruar ai./gazetametro.net

Dalin rezultatet e para: PDK më e votuara nga partitë shqiptare në katër komunat e veriut

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë