Loading…

Veseli:Dëshmorët e 81’tës, emra që frymëzuan rezistencën për çlirim

  • 11/03/2019 | 16:28

Veseli:Dëshmorët e 81’tës, emra që frymëzuan rezistencën për çlirim

Janë bërë 38 vite nga demonstratat e studentëvë të vitit 1981, transmeton Gazeta Metro.


Me rastin e kësaj ngjarje udhëheqësit e institucioneve të Kosovës e kanë përkujtuar si ngjarje të madhe historike.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shkruar për këto demonstrata duke i cilësuar ato si ngjarje me peshë të madhe në avancimin e  kauzës kombëtare për lirinë e Kosovës.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se dëshmorët e vitit 1981 janë emrat që e frymëzuan rezistencën deri në çlirim të Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

‘Sot kujtojmë dhe nderojmë studentët e pranverës 81. Demonstratat studentore të atij viti patën një peshë të madhe në avancimin e kauzës sonë kombëtare për lirinë e Kosovës. Dëshmorët e pranverës 81 ishin emra që frymëzuan rezistencën deri në çlirimin e Kosovës’, ka shkruar Veseli në postimin e tij në Facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë