Loading…

Veseli e sheh kompleksin e Jasharajve si vend pelegrinazhi

  • 28/11/2016 | 15:34

Veseli e sheh kompleksin e Jasharajve si vend pelegrinazhi

Kryeparlamentari  Kadri Veseli për nder të 28 Nëntorit ka bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Veseli tha se kjo ditë po merr përmasa të një dite e cila po shndërrohet në pelegrinazh, veçanërisht në këtë vend të shenjt ku prehet komandanti legjendar.

“Janë duke ardhur me qindra mijëra qytetarë anekënd trojeve shqiptare për t’i bërë nderim heronjve tanë kombëtar, duke kujtuar lirinë tonë, sakrificën, dhe në të njëjtën kohë, për ta nderuar dhe respektuar flamurin tonë kombëtar”, tha Veseli, transmeton KP.

Veseli tha se institucionet e vendit kanë ende për të bërë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, përmes një zhvillimi të fuqishëm ekonomik, dhe në të njëjtën kohë ta kemi një shtet me të cilin do të krenohen të gjithë këta qytetarët të cilët për lirinë e këtij vendi kanë sakrifikuar aq shumë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë