Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur sot për DW, ku ka thënë se Gjykata Speciale është një padrejtësi që do të ndodhë domosdoshmërisht.
Gjykata Speciale është një çështje e cila ka ndodhë, është një padrejtësi e domosdoshme tani që do të ndodhë, por keni parasysh që ne me vullnetin tonë jemi futur në këtë proces për arsye që gatishmëria jonë është më e madhe për të paguar çdo çmim për shtetin tonë dhe Republikën e Kosovës dhe do të heqim çdo dilemë e cila është bërë mbi themelet e kësaj shtetësie e cila ka të bëjë me procesin e çlirimit dhe pavarësimit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Veseli.
Sipas Veselit, institucionet e Republikës së Kosovës kanë kryer obligimet e saj, duke shtuar se liria dhe shteti jonë, është çmimi i paguar nga gjeneratat në vazhdimësi.
“Sidoqoftë, për Kosovën dhe për ne është shumë e rëndësishme liria jonë dhe shteti jonë. Ky është një çmim që gjeneratat kanë paguar në vazhdimësi, natyrisht se do të ecim përpara dhe jam shumë i sigurt se jo vetëm se mund të denigrohet, por nuk do të këtë dënim e as cenim të UÇK-së si luftë e pastër çlirimtare dhe ashtu sikurse në dy proceset e kaluara në Hagë, ballafaqimi i bashkëluftëtarëve tanë, do të kemi një drejtësi e cila do të jetë e pavarur dhe e cila do të dëshmojë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër”, ka shtuar Veseli, transmeton koha.net