Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Preoc të Prishtinës një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti të shtunën, transmeton Gazeta Metro.
Në këtë vetaksident lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
”AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fsh. Preoc, Prishtinë 03.12.2022 – 02:50. Raportohet se si pasojë e një vet-aksidenti ka vdekur vozitësi mashkull kosovar, ndërsa lëndime trupore ka pësuar pasagjeri i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion,” thuhet në raportin e Policisë. /gazetametro.net