Loading…

Vetaksident në Veternik: Lëndohet një person, policia jep detaje

  • 26/03/2023 | 15:18

Vetaksident në Veternik: Lëndohet një person, policia jep detaje

Një vetaksident ka ndodhur sot në lagjen ‘Veternik’ në Prishtinë, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore, transmeton Gazeta Metro.


Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Metro zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se i lënduari është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, teksa policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

”Sot rreth orës 14:00, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”

”Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti,” tha Ahmeti.

Më poshtë gjeni fotografitë e siguruara nga vendi i ngjarjes nga Express. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë