Loading…

Vetëdigjet një person në Shqipëri

  • 23/01/2017 | 10:14

Vetëdigjet një person në Shqipëri

Një person i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëdjegur në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur diten e diel rreth orës 17:43, në lagjen nr. 4 Sarandë,  ku i ka vënë flakën vetes me lëndë djegëse të dyshuar “benzinë” dhe për shkak të djegieve në trup ka ndërruar jetë.


Bëhet e ditur se, pranë trupit të pajetë, policia ka gjetur një kapele dhe një bidon plastik me mbetje të lëndës djegëse si ajo e benzinës.

Mësohet se viktima, ende i paidentifikuar është i gjinisë mashkullore, rreth 30-40 vjeçar, dhe 175 cm i gjatë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, raporton tch, transmeton gazetametro.net.

Burime nga policia bëjnë të ditur se një dëshmitar ka parë veprimin dhe ka ndërhyrë për të shuar flakët, por nuk ka mundur ta shpëtojë personin që humbi jetën dhe më pas ka njoftuar menjëherë blutë e Sarandës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë