Loading…
Vetëm 3 orë larg nga Prishtina: Sa kushtojnë apartamentet dhe ushqimi në Shëngjin
  • 14/07/2019 | 13:48

Vetëm 3 orë larg nga Prishtina: Sa kushtojnë apartamentet dhe ushqimi në Shëngjin

Afër 230 kilometra larg nga Prishtina, gjendet bregdeti i Shëngjinit, i cili është mjaft i frekuentuar nga kosovarët, e sidomos gjatë stinës së verës. Fjetja në këtë qytezë kushton nga 20 deri në 40 euro, ndërsa as çmimet e ushqimit nuk janë shtrenjtë, shkruan Gazeta Metro.


Menyja në restorante dhe bare me streha kreative bezi me ngjyrë të bardhë, është e lirë. Kafja, verërat, uji mineral dhe birrat e ftohta janë më të lira se në disa vende të Prishtinës, dhe nuk kalojnë çmimin 1.20 euro, apo 150 lekë.

Ndërsa, shazlloma dyshe me çadër të mirë kushton 500 lekë, apo 4.1 euro.

Për gurmanët, pasta me fruta deti, piza apo diçka nga ushqimet tjera nuk e kalon shumën prej 600 e deri në 700 lekë apo 5.5 euro.

Vetëm disa kilometra më larg, gjendet Rëra e Hedhur,  ku gjenden disa komplekse banesore ku mund të merrni dhoma, e apartamente me qira, vende nën pisha për kamping me tenda dhe automjete, e që ndahen në tri plazhe kryesore.

Tek Rëra e Hedhur, çmimet për fjetje janë pak më të shtrenjtja, por që gjithsesi, ka një bregdet të mrekullueshëm dhe një natyrë shumë të qetë.

3 orë vozitje nga Prishtinë, e vetëm 2 nga Prizreni, bregdeti i Shëngjinit ia vlen të vizitohet qoftë për fundjavë, apo edhe më shumë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë