Loading…

Vetëm Mourinho: Unë do të gënjeja po të isha në vend të Winks për golin e do të fitoja çmime

  • 27/11/2020 | 11:52

Vetëm Mourinho: Unë do të gënjeja po të isha në vend të Winks për golin e do të fitoja çmime

Futbollisti anglez Harry Winks ka shënuar njërin nga golat më të bukur në Ligën e Evropës – Mourinho thotë se po të ishte në vendin e anglezit do të kërkonte çmimin ‘Puskas’. Mourinho me shaka tha se goli i Winks ishte i mrekullueshëm dhe se po të ishte në vend të anglezit do të gënjente se e kishte shënuar me qëllim, transmeton Gazeta Metro.


Tottenham Hotspur ka vazhduar me fitore në Ligën e Evropës, teksa ka mposhtur Ludogoretsin me rezultat të thellë 4-0.

Por ajo që ka bërë bujë më së shumti në këtë takim ka qenë goli fantastik i Harry Wink në minutën e 63-të.

Mesfushori anglez shënoi një gol mjeshtëror nga distanca, gol që mund të konsiderohet si një nga më të mirët në historinë e Ligës së Evropës.

Megjithatë mesfushori i Spurs pas ndeshjes ka pranuar se nuk ishte goditje, por mendoi të pasonte për Gareth Bale, por u shpreh i lumtur me golin e shënuar.

Por pas ndeshjes trajneri portugez, Jose Mourinho ka folur për golin e Winks.

Portugezi ka deklaruar se futbollisti i tij është shumë i sinqertë që ka pranuar se ka dashur të harkojë në zonë dhe nuk e ka pasur për qëllim ta godas portën.

“Ai është shumë i sinqertë, unë nuk jam i kënaqur me të. Me një gol të tij duhet të thuash se ke provuar portën, ai u tregua i sinqertë”.

“Winks ishte i sinqertë pasi tha se donte të pasonte një top diagonal për Gareth Balen”. Mourinho me shaka shtoi edhe se “Nëse do të isha unë, do të kisha thënë se mendova golin dhe do ta fitoja çmimin ‘Puskas’”, deklario Mourinho duke qeshur në konferencën për shtyp. Tallje apo jo pak kush nuk i besoi portugezit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë