Loading…

Vetëm në korrik kosovarët morën 181.5 milionë euro kredi nga bankat në Kosovë

  • 10/09/2020 | 16:36

Vetëm në korrik kosovarët morën 181.5 milionë euro kredi nga bankat në Kosovë

Gjatë muajit korrik 2020, niveli i kredive të reja të aprovuara ka shënuar vlerën e 181.5 milionë euro, vlerë kjo më e larta që prej krijimit të sistemit bankar në Kosovë, thonë nga Shoqata e Bankave të Kosovës.


Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës,Petrit Balija, tha se kjo vlerë rekorde e arritur e sektorit bankar është shënuar, megjithëse gjashtëmujori i parë i vitit 2020 ka rezultuar të jetë me sfida të mëdha nga goditja e rëndë e pandemisë globale COVID-19, duke rezultuar në pasoja të mëdha si për shëndetin e njerëzve ashtu edhe për sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Të dhënat e fundit tregojnë që krahas kreditimit të lartë bankat kanë aprovuar po ashtu një numër të konsiderueshëm të aplikacioneve për shtyrjen e pagesave të kredive në vlerë prej 1.5 miliard euro kështu duke krijuar fleksibilitetin e nevojshëm në ekonomi gjatë kësaj periudhe.

Norma mesatare efektive e interesit për kredi në Kosovë është 6.2%, normë kjo që është në mesataren e rajonit./klankosova

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë