Loading…

Vetëm një vdekje në Britani nga Covid-19, 50 milionë të vaksinuar

  • 03/05/2021 | 20:58

Vetëm një vdekje në Britani nga Covid-19, 50 milionë të vaksinuar

Në Mbretërinë e Bashkuar është regjistruar dita më e lehtë nga pandemia në 9 muajt e fundit. 1649 infektime janë shënuar sot që është numri më u ultë që nga shtatori, transmeton Gazeta Metro.


Të dhënat e Departamenti i Shëndetit britanik tregojnë se kjo është hera e tretë që vdekjet kanë rënë në këtë nivel, me 3 gusht dhe 30 gusht. Numri i rasteve pozitive të hënën është më i ulëti që nga shtatori para se vala të dilte nga kontrolli.

Deri tani 34.6 milionë britanikë kanë marrë një dozë të vaksinës dhe 15.4 milionë – apo 30 % e popullatës së gjithë të rriturve janë vaksinuar me të dy dozat.

Ministri i Shëndetësisë së Britanisë, Matt Hancock, ju gëzua kësaj arritje e tha se do të jetë një ‘ verë e madhe britanike’.

Me gjithë suksesin e fushatës së vaksinimit që vjen me rënien e rasteve dhe vdekjeve, i ra kryeministrit britanik Boris Johnson të hedhë ujë të ftohtë në shpresat për pushimet e verës, kur paralajmëroi se vendosja e shumë shteteve në listën e lejimit për udhëtim do të lejonte ‘shtim të sëmundjes;. Komentet e tij erdhën disa orë pasi BE kishte shpalosur planet për të lejuar të hyjnë britanikët e vaksinuar për pushime të verës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë