Loading…

Vetëm për një muaj, 18 vajza të reja janë zhdukur

  • 10/02/2017 | 22:26

Vetëm për një muaj, 18 vajza të reja janë zhdukur

Vetëm gjatë muajit janar, 18 vajza të moshave të ndryshme, janë raportuar të zhdukura në Policinë e Kosovës.


Pavarësisht që ky numër konsiderohet i madh, kjo për përfaqësuesin e rendit në Kosovës, nuk është shqetësues.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës, thonë se zhdukja e vajzave nuk lidhet me ndonjë rrjet kriminal, por me arsye të tjera që ato zgjedhin të ikin nga familja.

Zyrtarët policorë thonë se pavarësisht që ato largohen nga shtëpia pa njoftuar anëtarët e tjerë të familjes, shumë shpejt bëhet e ditur vendndodhja e tyre. Ata thonë se dallojnë rastet, pasi që ka prej atyre që me dëshirë zgjedhin këtë rrugë.

Për sociologun Fadil Maloku arsyet se pse një femër mund të braktis familjen e saj jenë të shumta, njëra ndër to mund të jetë edhe statusi social.

Gjatë vitit të kaluar ka pasur rreth 250 raste që familjarët kanë raportuar për vajza apo gra të zhdukura.

Ndryshe, gjatë vitit 2015, Donjeta Pajaziti nga Strellci i Komunës së Deçanit ishte raportuar e zhdukur dhe pas disa javësh ishte gjetur e vdekur në malet e këtij fshati.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë